Pas Një Dimri të Gjatë e të Ashpër (Albanian)
Pas Një Dimri të Gjatë e të Ashpër (Poezi)
Kishte një dimër të gjatë e të ashpër në zemrën time.
Isha pajtuar me të ftohtin, errësirën, dhe vetminë.
Ngrica e letargjise sime të vetmuar, pa romancë, u bë shtëpi.
Banoj në një pyll të ngrirë rezignimi.
Pas një dimri të gjatë e të ashpër, vjen një pranverë mundësish.
Mundësi që filluan me ty.
Tani ka vesë të butë aty ku kishte ngricë.
Ti ke sjell ngrohtësinë e diellit dhe një ndryshim të thellë brenda meje.
Jam i kujdesshëm si gjithmonë, por buzëqeshja jote ndez gjakun tim.
Fjalët e tua të buta më mbulojnë supet dhe më ledhatojnë gjoksin.
Ti e sheh gjerësinë e zemrës sime dhe nuk z‘ mbrapshesh
Gjete një fill shprese dhe thure në një pelhure dëshire.
Ndonjëherë, pyes veten nëse ti je një hije,
Një shpirt mistik dashurie.
Themi fjalë në një gjuhë butësie,
Duke pranuar qendresen tonë të rrahur nga stuhite
Ndërsa dal nga ai dimër i gjatë e i ashpër,
I pyes universin… a është e vërtetë kjo?
A mund të shërohet një djalë i plagosur,
A mund të gjejë dashuri burri që jam sot ?
Universi thotë, " Le të ndodhe ."
Unë them, " Le të ndodhe ajo që meritoj."
Albanian Translation by Age Tuqi